Slack vlerësohet me 23 miliardë dollarë

Teknologji

Slack vlerësohet me 23 miliardë dollarë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:43
Stack

Listimi direkt i Slack ndryshon nga një IPO tradicionale sepse nuk merr investime të reja. Kjo metodë u aplikua edhe nga Spotify në fillim të këtij viti.

Slack, platforma me rritjen e shpejtë të komunikimit për ekipet e punës, shikoi aksionet të rriten me 50% në ditën e parë të tregtimit publik duke vlerësuar kompaninë me 23 miliardë dollarë.

Aksionet vlerësoheshin me 38.62 dollarë, afro 12 dollarë më tepër sesa çmimi prej 26 dollarësh që kishin pritur analistët nga IPO-ja.

Listimi direkt i Slack ndryshon nga një IPO tradicionale sepse nuk merr investime të reja. Kjo metodë u aplikua edhe nga Spotify në fillim të këtij viti.

Vlera e tregut e Slack është 50 herë më e lartë sesa të ardhurave të kompanisë e cila ende nuk është fitimprurëse.

Slack është një platformë komunikimi dhe mesazhimi e ngjashme me dhomat e bisedave me mundësinë për të punuar bashkërisht në dokumente.

Aplikacioni filloi si një projekt i brendshëm për të përmirësuar komunikimin tek kompania e video lojërave Tiny Speck, përpara se të bëhet Slack Technologies.

IPO-ja e Slack vjen pak kohë pas një serie IPO si Crowdstrike, Zoom, Spotify, Uber Lyft. Në 2018-ën Slack kishte 400 milionë dollarë të ardhura, 80% më shumë sesa një vit më parë. Megjithatë raportoi 143 milionë dollarë humbje.

Kompania ka 90 milionë përdorues, po vetëm 100,000 prej tyre janë konsumatorë me pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat