Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Teknologji

Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:43
ilustrim

Është një moment i artë për të qenë përdorues i avancuar i Windows. Microsoft ka lançuar një version eksperimental të Terminal të ri të ridizajnuar të Windows 10-ës në dyqanin e aplikacioneve Microsoft Store.

Ky Terminal duhet tu japë përdoruesve një mjet “comand line – cmd” më të fuqishëm se kurrë më parë. Përdoruesit mund të lançojnë Command Prompt, PowerShell dhe funksionet e Linux nga një vend i vetëm plotësuar nga tabe, motor teksti me akselerim harduerik dhe funksione të shumta të përshtatjes së ndërfaqes.

Për ata që mendonin se sfondi plotësisht i zi të vriste shikimin, tashmë ka ardhur momenti i tyre.

Versioni eksperimental ka shumë probleme përdorimi përfshirë mungesën e një teknologjie asistimi. Nuk është diçka që do të dëshironit nëse e përdorni për punë.

Ende është lajm i mirë se Microsoft nuk ka harruar as një komunitet kaq të vogël përdoruesish të cilët kanë kërkesa të pazakonta krahasuar me shumicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat