‘Huawei’ e dominon tregun 5G me kontrata

Teknologji

‘Huawei’ e dominon tregun 5G me kontrata

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 21:58
ilustrim

Gjatë samitit “5G is now” në Shangai, drejtori i “Huawei” e shfrytëzoi rastin ta prezantojë suksesin e deritanishëm të kompanisë në fushën e biznesit me 5G.

Ai zbuloi se gjiganti kinez ka arritur t’i sigurojë 50 kontrata komerciale në mbarë botën.

E kjo e bën kompaninë furnizuesin më të madh botëror të pajisjeve 5G, raporton “GSMArena”.

Kontratat përfshijnë shtetet si Koreja e Jugut, Finlanda, Zvicra dhe Britania e Madhe.

“Nokia” dhe “Ericsson” pasojnë në vendin e dytë dhe të tretë me 30 dhe 18 kontrata komerciale.

“Huawei” e dominon tregun falë 2.160 patentave të veta 5G SEP, ndërsa “Nokia” i ka 1.516 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat