‘Google’ shumë afër zbulimit të kompjuterit kuantik

Teknologji

‘Google’ shumë afër zbulimit të kompjuterit kuantik

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Google është afër realizimit të një kompjuteri kuantik për herë të parë, pasi bëri një zbulim të madh në fushën e informatikës.

   Hartmut Neven, drejtor i Laboratorit të Inteligjencës Artificiale Kuantike të Google, zbuloi në revistën ‘Quanta’ se procesori më i avancuar i kuanteve të laboratorit të tij ishte duke u përmirësuar në një shkallë shumë më të madhe se që ishte menduar më parë.

Kjo do të thotë se gjiganti i teknologjisë mund të jetë vetëm disa muaj larg arritjes së asaj që njihet si supremacia kuantike.

Kompjuterët kuantikë janë në gjendje të zgjidhin problemet, të cilat nuk janë në gjendje t’i rregullojnë kompjuterët klasikë.

Kompjuterët kuantikë zëvendësojnë njësinë matëse tradicionale ‘bit’ – ‘një’ dhe ‘zero’ të përdorura në komunikimet digjitale – me kuantet bit ose qubit.

Vetitë kuantike të ‘qubits’ do të thotë se funksionojnë në mënyrë superiore, që do të thotë se veprojnë si dy zero dhe njësha në të njëjtën kohë.

Ky fenomen i pazakontë i lejon kompjuterët kuantikë të jenë shumë më të fuqishëm se kompjuterat tradicionalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat