Bie nga sistemi Instagrami, përdoruesit nuk po mund të ngarkojnë foto

Teknologji

Bie nga sistemi Instagrami, përdoruesit nuk po mund të ngarkojnë foto

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka rënë nga sistemi në disa vende të Evropës.

Qindra përdorues janë ankuar se statuset, fotografitë dhe videot në kryefaqet e aplikacioneve nuk po ngarkohen.

Ndjekësi i trafikut online ‘Down Detector’ filloi rregjistrimin e qindra ankesave në lidhje me Instagramin në orën 14 pasdite të së mërkurës.

Ankesat lidheshin kryesisht me mos-ngarkim të kryefaqes së Instagramit, si dhe rrjeteve të tjera sociale nën pronësi të ‘Facebook’. Megjithatë, përdoruesit u ankuan gjithashtu se nuk po mund të kyçeshin dot.

Facebook nuk ka lëshuar ndonjë përgjigje zyrtare rreth ndërprerjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat