TV panelet LG OLED bëhen me certifikatën “Eye Comfort Display”

Teknologji

TV panelet LG OLED bëhen me certifikatën “Eye Comfort Display”

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 06:30
TV panelet LG OLED

Duke pasur parasysh se sa kohë kalojmë para ekraneve televizive, ekzistojnë disa gjëra që duhet pasur parasysh. Këtu përfshihen madhësia, lloji i panelit, qartësia, ngjyra etj. Megjithatë, siç u përmend, duke pasur parasysh se sa kohë e kalojmë para ekraneve, komoditeti do të duhej të jetë një gjë po aq e rëndësishme, raporton Ubergizmo.

Kompania LG kohët e fundit ka njoftuar se e ka marrë certifikatën "Eye Comfort Display" nga TÜV Rheinland për panelet e veta të mëdha televizive OLED. Kjo certifikatë dhe funksion i kontrollon karakteristikat si p.sh. përmbajtjen e dritës së kaltër, dridhjen e fotografisë si dhe transmetimin e cilësisë së lartë.

Sipas Chang-Ho Oh – nënkryetarit ekzekutiv të LG dhe kreut të departamentit TV Business të kompanisë LG Display:. "Certifikimi TÜV Rheinland do të thotë se panelet OLED TV të LG Display tani janë të njohura ndërkombëtarisht si ekranet të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e syve. Presim që konsumatorët tani të mund t’i zgjedhin vetë televizorët e tyre OLED me më shumë vetëbesim".

Gjërat si drita e kaltër, të cilën e emetojnë ekranet tona, janë të lidhura me çrregullimet në ciklin tonë të gjumit, dhe kjo është arsyeja se pse po shohim gjithnjë e më shumë kompani të cilat dalin me mënyra për ta kufizuar emetimin e "dritës së kaltër". Për shembull, pajisjet e Apple me iOS vijnë me modaliten Night Shift i cili e rrit temperaturën e ngjyrave të ekranit në mënyrë që të emetohet më pak dritë e kaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat