Google po teston butonët për Play dhe Pause, që do të vendosen në shiritin e Crome

Teknologji

Google po teston butonët për Play dhe Pause, që do të vendosen në shiritin e Crome

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:27
Google Chrome

Mund të shohim se cilat ueb-faqe janë të aktivizuara dhe janë duke transmetuar audio material, ndërsa së shpejti, me shfletuesin Crome do të ketë mundësi më të mëdha për eksperiencë me matarialet audio.

Techdows ka bërë të ditur, se Google po teston butonët Play dhe Pause, që do ta vë në shiritin e Crome, për të lehtësuar sa më shumë, ndalimin apo lëshimin e zërit, mbase në të gjitha platformat e hapura.

Raportohet se këta butona, do të vendosen në fillimin e anës së djatht të shiritit, ku zakonisht janë të grumbulluara elementet më të rëndësishme. Mjafton vetëm të selektohet ikona dhe do të hapet pjesërisht një dritare për kontroll zëri, ndërsa me një klikim mund të hapet në tërësi.

Image

Sistemi pritet të punojë si për audio ashtu edhe për video, përfshirë edhe materialet e hapura nëë dritare tjera, si shumë praktik dhe i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat