Opsioni ri në FaceTime mundëson që përdoruesit të mbajnë edhe kontakt me sy

Teknologji

Opsioni ri në FaceTime mundëson që përdoruesit të mbajnë edhe kontakt me sy

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

FaceTime dhe platforma tjera të video thirrjeve, kanë edhe opsione shumë të çuditshme, mirëpo Apple ka punuar atë që duket të jetë një ndër më të sikletshmet.

Me sistemin iOS 13 beta që është duke u shfrytëzuar për momentin, vjen edhe opsioni që u mundëson përdoruesve të mbajnë edhe kontakt me sy, derisa janë duke komunikuar.

“FaceTime Attention Correction” pretendon se biseda do jetë më e lehtë si dhe përdoruesit të shikohen në sy, për një komunikim sa më real.

Image

Mirëpo, me këtë format, duket se po e shikoni në sy personin në anën tjetër edhe sikur të mos jeni, duke e shikuar aspak. Në këtë formë, opsioni do iu pëlqente vetëm atyre që i duan gjërat virtuale, të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Derisa të lansohet Apple iOS 13 në shtator, ky opsion në FaceTime mund të avancohet edhe më shumë, duke u bërë sa më i mirë dhe adekuat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat