Koreja e Veriut zhvillon softuer për të mësuar ideologjinë

Teknologji

Koreja e Veriut zhvillon softuer për të mësuar ideologjinë

Nga: A.H Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:40
Foto

Sipas të përditshmes së partisë së Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, Koreja e Veriut ka zhvilluar softuer të dizajnuar për të mësuar ideologjinë për anëtarët e partisë dhe punëtorët, transmeton Bota sot. 

I quajtur Chongseo 1.0, përmban shkrime nga themeluesi i vendit Kim II-sung dhe i biri, ish udhëheqësi Kim Jong-il.
Gazeta shpjegon se programi elektronik, një libër enciklopedik grumbullon vepra klasike dhe anekdota rreth dy Kimëve, si dhe materiale që lidhen me udhëheqësin aktual Kim Jong-un. 

Programi punon në pajisje të ndryshme dhe sisteme operative duke përfshirë Windows dhe Linux të Koresë së Veriut, si dhe planifikohet që të shpërndahet në tërë vendin, mirëpo pa vendosur kufi. 
Zhvilluesit tashmë po punojnë në versionin e ardhshëm, Chongseo 2.0, duke shtuar funksione të ndryshme duke përfshirë leximin e zërit. 
Rodong Sinmun kohët e fundit ka publikuar artikuj me tema ideologjike, në vazhdën e përvjetorit të Kim II-sung. 
''Njerëzit duhet të përpiqen më shumë për të mësuar mësimet e themeluesit Kim'', ishte thënë në një editorial të datës 8 korrik -ditën e përvjetorit. 

Por kjo përqendrim në doktrinën duket të jetë pjesë e një përpjekje më të gjerë nga qeveria për të luftuar ndikimet e huaja që gjithnjë e më shumë depërtojnë në vendin e izoluar nëpërmjet përhapjes së teknologjisë.

Dixhitalizimi ka shfaqur një rrjedhje të qëndrueshme të lajmeve të huaja dhe argëtimit që hyjnë në Korenë e Veriut në pajisje portative si shkopin e kujtesës USB - diçka që paraqet një sfidë për autoritetet.
Qasja e Koresë së Veriut ka qenë për të përqafuar teknologjinë, duke u siguruar se ajo i shërben qëllimit të saj - të portretizojë versionin e vërtetuar të shtetit ndaj njerëzve.

Është vlerësuar se rreth 6 milionë telefona celularë po përdoren në Korenë e Veriut, e cila ka një popullsi prej 25 milionë banorësh.
Vendi ka prodhuar smartfonët e vet, mirëpo duke përdorur komponentë kinezë. Pyongyang 2425 - versioni i fundit i lansuar në prill, thuhet të ketë Wi-Fi, ngarkim me valë dhe teknologji për zhbllokimin e njohjes së fytyrës.

Korintasve të Veriut u është lejuar qasje në një intranet lokal, por nën syrin vigjilent të autoriteteve. /Bota sot/

Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat