Google Translate përkthen tekstin përmes kamerës edhe në gjuhën Shqipe

Teknologji

Google Translate përkthen tekstin përmes kamerës edhe në gjuhën Shqipe

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:20
Foto

Për ta përdorur këtë funksion duhet të zgjidhni opsionin “Detect Language” si gjuha e tekstit në fjalë. Google gjithashtu ka rifreskuar ndërfaqen dhe vendosur opsionet e skanimit dhe importimit në fund të ekranit për akses më të lehtë.

Për një të huaj është padyshim dhimbje koke leximi i çdo sinjalistike rrugore në një gjuhë tjetër. Megjithatë në kohërat që po jetojmë nuk ka për të qenë e vështirë për t’i gjetur një zgjidhje këtij irritimi.

Aplikacioni Google Translate ka një funksion të përkthimit të tekstit përpara kamerës së telefonit dhe është i disponueshëm prej kohësh. Kompania ka punuar për përmirësimin e këtij funksioni jo vetëm duke bërë më të shpejtë përkthimin por edhe sjellë mbështetje për 60 gjuhë së bashku me identifikimin automatik të gjuhës.

Më përpara duhej të zgjidhnit gjuhën e tekstit që dëshironit të përkthenit manualisht. Me përditësimin e ri mjafton të drejtoni kamerën drejt tekstit dhe aplikacioni automatikisht do të njohë gjuhën.

Për ta përdorur këtë funksion duhet të zgjidhni opsionin “Detect Language” si gjuha e tekstit në fjalë. Google gjithashtu ka rifreskuar ndërfaqen dhe vendosur opsionet e skanimit dhe importimit në fund të ekranit për akses më të lehtë.

Përkthimi i tekstit përmes kamerës ofrohet edhe për gjuhën Shqipe. Listën e plotë të gjuhëve të mbështetura nga funksioni në fjalë e gjeni në këtë lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat