Twitter e ka zyrtarizuar ri dizajnimin e ueb-faqes

Teknologji

Twitter e ka zyrtarizuar ri dizajnimin e ueb-faqes

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 21:59
Twitter

Ndryshime të mëdha në ueb-faqen e Twitter, janë bërë deri më tani, ndërsa përdoruesit nuk kanë mundësi të ndryshojnë diçka në mënyrë personale.

Janë bërë afro një vit, që kur ishte thënë se kanë filluar punimet, për ta ndryshuar dizajnin, ndërsa tani është zyrtarizuar dukja e re.

Gjatë kësaj kohe, është thënë se përdoruesit mund t’i ndryshojnë disa gjërat vet, ndërsa tani është thënë se gjithçka mbetet ashtu si është krijuar.

Zëdhënësi i Twitter ka bërë të ditur, se nuk do të ketë përditësime as në komentet e postuara, ashtu si u tha më herët, derisa ndryshimet e bëra marrin disa ditë derisa të shfaqen te të gjithë.

Shumë gjëra nuk janë në hapësirat ku ishin më parë, ndërsa janë lëvizur pozitat e postimeve të miqve, njoftimeve dhe mesazheve direkte. Tashmë shiriti i postimeve trendi, është në pjesën e majtë, derisa Moment është larguar.

Mundësia e errësimit të sfondit, është ndër përditësimet më të kërkuara në Twitter, derisa thuhet se formati i ri do të jetë shumë më i mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat