Trump kërkon hetim për lidhjet e Kompanisë “Google” me Pekinin - Bota Sot
Trump kërkon hetim për lidhjet e Kompanisë “Google” me Pekinin

Teknologji

Trump kërkon hetim për lidhjet e Kompanisë “Google” me Pekinin

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:26
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump la sot të kuptohet se administrata e tij do të zhvillojë hetime ndaj Kompanisë “Google”, që kohët e fundit është shënjestruar nga miliarderi, Peter Thiel, që e akuzon se brenda tij janë futur shërbimet sekrete kineze.

“Investitori në botën e teknologjisë, miliarderi Peter Thiel mendon se ‘Google’ duhet të jetë objekt i një hetimi për tradhti. Ai akuzon Google se punon me qeverinë kineze”, shkruan në “Twitter” presidenti republikan.

“Administrata Trump do e shqyrtojë këtë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, “Google” ka reaguar se nuk punon me shërbimet kineze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat