Inteligjenca artificiale zgjidh kubin e Rubikut - Bota Sot
Inteligjenca artificiale zgjidh kubin e Rubikut

Teknologji

Inteligjenca artificiale zgjidh kubin e Rubikut

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:57
Foto

Pas sfidës që i bëri njeriut në video game, pasi e mundi në poker, inteligjenca artificiale arrin të zgjidhë kubin e Rubikut, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Machine Intelligence” nga grupi i Universitetit të Kalifornisë në Irvine, koordinuar nga Pierre Baldi.

”Nuk është thjesht një provë aftësish. Një problem me një numër kaq të lartë kombinimesh mund të ndihmojnë në zgjidhjen e pyetjeve po aq komplekse, siç është deshifrimi i strukturës përfundimtare të proteinave”, theksuan ekspertët.

Sistemi i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga grupi i Baldit, i quajtur ”DeepCubeA”, ishte në gjendje të zgjidhte edhe kubin e Rubikut duke përdorur më pak kujtesë sesa ajo e përdorur nga algoritmet tradicionale.

Nuk është sfida e parë e fituar nga inteligjenca artificiale, veçanërisht në krahasim me njeriun.

Një nga fitoret e para të një kompjuteri kundër njeriut është ajo e ”Deep Blue” e IBM, që u bë e famshme në vitin 1997 për fitoren ndaj kampionit botëror të shahut, Garry Kasparov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...