Instagram fsheh numrin e “pëlqimeve” për ta hequr presionin - Bota Sot
Instagram fsheh numrin e “pëlqimeve” për ta hequr presionin

Teknologji

Instagram fsheh numrin e “pëlqimeve” për ta hequr presionin

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:07
Instagram

Instragram fsheh numrin e pëlqimeve në postimet e disa vendeve, siç është Australia dhe Japonia. Kështu duke hequr presionin që po shkakton.

Për momentin, përdoruesit e Instragram-it shohin numrin në total të personave që e kanë pëlqyer atë postim. Ndërsa, më vonë ata do të shohin vetëm një emër të atij që e ka pëlqyer, dhe në vend të numrit në total, do të del “të tjerët”.Ka shumë shqetësime se rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të rinjtë, duke bërë që ata të kenë ndjenja të pamjaftueshmërisë ndaj vetes.

“Shpresojmë që ky test do të largojë presionin se sa shumë i pëlqen një postim, kështu që ju mund të përqëndroheni në ndarjen e gjërave që doni”, tha në një deklaratë Mia Garlick, drejtuese e politikës së Facebook në Australia dhe Zelandë të Re.

Ky test u zhvillua fillimisht në Kanada, dhe shefi i Instagram-it tha se u bë me qëllim që përdoruesit të mos konkurrojnë mes vete për numrin e pëlqimeve që marrin postimet e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...