Volkswagen tregon planet për të ardhmen, derisa nderon 50 vjetorin e uljes së parë në Hënë - Bota Sot
Volkswagen tregon planet për të ardhmen, derisa nderon 50 vjetorin e uljes së parë në Hënë

Teknologji

Volkswagen tregon planet për të ardhmen, derisa nderon 50 vjetorin e uljes së parë në Hënë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:19
Volkswagen

Tani Volkswagen e ka një plan, për të cilin është përkushtuar që ta përmbushë me sukses

Po shënohet 50 vjetori i një prej arritjeve më të mëdha të njerëzimit, uljes së parë në Hënë të Apollo 11, transmeton Telegrafi. Astronauti Neil Armstrong, është bërë njeriu i parë që shkeli në Hënë më 20 korrik 1969.Në nderimin e kësaj date, Volkswagen ka treguar planet për të ardhmen, duke bërë krahasimet kulturore të vitit 1969, me çështjet e ambientit në ditët e sotme.

Aty janë krahasuar VW Microbuses dhe Beetle, që ishte shumë të popullarizuara 50 vjet më parë, me modelet nga ID, që konsiderohen si e ardhmja e makinave.

“Me shumë projekte, Volkswagen ka qenë pjesë e historisë së Shteteve të Bashkuara dhe ulja në Hënë është një prej tyre. Me misionin e ri, kujtojmë të njëjta minutat e athershe dhe angazhohemi ta ruajmë të vetmen shtëpi që e njohim” ka thënë zyrtari i Volkswagen, Leo Premutico.

Mesazhi kryesor i Volkswagen, është të tregojë për investimin prej 45 miliardë eurove deri në vitin 2023 në makina elektrike, për të sjellë 70 modele të reja deri më 2028. Kjo do të ndihmojë, që deri në vitin 2050 të ndalohet emetimi i karbonit dhe të mbrohet ambienti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...