Samsung së shpejti vjen me Galaxy Watch Active 2 - Bota Sot
Samsung së shpejti vjen me Galaxy Watch Active 2

Teknologji

Samsung së shpejti vjen me Galaxy Watch Active 2

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:41
Foto

Samsung është kthyer në kulmin e saj për “smartwatch” ndërsa kompania po punon që Samsung Galaxy Watch Active i ardhshëm të jetë ende më mbresëlënës.

Samsung ka lëshuar një smartwatch të ri në gusht të çdo viti, por 12 muajt e fundit kanë provuar diqka ndryshe pasi lëshoi ​​Galaxy Watch Active në shkurt rreth gjashtë muaj pas Galaxy Watch origjinal.

Po afrohemi me përvjetorin e fillimit të Galaxy Watch, por në vend të lëshimit të një Galaxy Watch 2 , duket se Samsung po planifikon të lëshojë në treg një vazhdim të Watch Active, transmeton Indeksonline.

Duket se 7 gushti mund të jetë dita e madhe ku do të dëgjojmë për smartwatchin e ardhshëm të Samsung.

Galaxy Watch Active origjinal i Samsung u njoftua në shkurt 2019-së bashku me linjën e smartphone Galaxy S10 , kështu që shpesh nuk do të prisnim të shihnim një produkt pasues deri një vit më vonë.

Raportimet sugjerojnë se do të prezantohet së bashku me Galaxy Note 10 më 7 gusht.

Sa për çmimin, presim që ajo të jetë një shumë e ngjashme me Galaxy Watch Active që filloi në rreth $ 199.99 / £ 229 / AU $ 348.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...