Për shkeljen e privatësisë ndaj të miturve, YouTube rrezikon të gjobitet 100 milionë dollarë - Bota Sot
Për shkeljen e privatësisë ndaj të miturve, YouTube rrezikon të gjobitet 100 milionë dollarë

Teknologji

Për shkeljen e privatësisë ndaj të miturve, YouTube rrezikon të gjobitet 100 milionë dollarë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:45
Foto

Gjiganti i rrjeteve sociale YouTube rrezikon një gjobë prej 100 milionë dollarësh për shkeljen e privatësisë ndaj të miturve.

Mediat amerikane shkruajnë se departamenti i drejtësisë ka kryer një hetim muajt e fundit ndaj rrjetit më të madh social për videot në botë. Prej tyre ka rezultuar se YouTube ka shkelur një ligj që ndalon reklamat tek videot kur përdoruesit janë nën 13 vjeç, transmeton TvKlan raportimin e mediave.

Burime nga departamenti amerikan i shtetit thanë se YouTube grumbullonte të dhëna personale nga fëmijët, për llogari të kompanisë mëmë Google. Kjo është e ndaluar nga ligji për mbrojtjen e privatësisë online për fëmijët.

Megjithatë, drejtuesit e YouTube ende nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me këto hetime. Muajin e kaluar, kjo platformë njoftoi se do të bënte ndryshime ku parashikohej krijimi i profileve të veçanta për fëmijët, me akses të kufizuar tek videot që publikohen në YouTube.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...