Platforma ‘Netflix’ ka humbur më shumë 24 miliardë brenda një jave

Teknologji

Platforma ‘Netflix’ ka humbur më shumë 24 miliardë brenda një jave

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:07
Netflix

Javën e kaluar, Netflix ka raportuar fitimet e veta dhe zbuloi se janë shtuar vetëm 2.7 milionë abonentë në tre mujorinë e fundit, një rënie drastike, për shkak se ishin parashikuar më shumë se 5 milionë.

Zyrtarët e Netflix pa dyshim që kohëve të fundit kanë ndjerë presion nga platformat e tjera të transmetimit të filmave dhe gjërat duket se po bëhen më keq, pasi që kompania ka humbur 24 miliardë dollarë në vetëm 6 ditë.

Kompania humbi abonentë amerikanë për herë të parë që nga nisja e kësaj platforme, që do të thotë se e gjithë kjo vjen nga territoret ndërkombëtare, raporton “Unilad”.

Si rezultat, aksionet e kompanisë ranë nën 10 pikë, që nënkupton që Netflix ka humbur 17 miliardë dollarë.

Megjithatë, edhe pse rënia më e madhe u zhvillua të Enjtën, sipas raportimeve të “The Hollywood”, aksionet e kompanisë fillaun të bien para se të bëhet e ditur nga Netflix.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat