‘Fshesa’ në Instagram, fshihen llogaritë e miliona ndjekësve

Teknologji

‘Fshesa’ në Instagram, fshihen llogaritë e miliona ndjekësve

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Dhjetëra faqe me miliona pasues u hoqën nga platforma Instagram.

Kompania njoftoi se ata larguan llogaritë që shkelën kushtet e përdorimit të këtij rrjeti social të enjten dhe të premten, sipas portalit teknologjik amerikan "Insider".

Një nga bashkëbiseduesit dhe pronarët e llogarive tha për Insider se kishte përdorur Instagram dhe se ai kishte të ardhura vjetore rreth 200.000 dollarë.

Në Twitter, një nga pronarët e llogarive të fshira, 18-vjeçari Cage, pyeti lidhur mbi arsyet e fshirjes së llogarive të tij me më shumë se 30 milionë ndjekës, pasi sipas tij nuk kishte asnjë shkelje rreth kushteve të përdorimi të këtij rrjeti social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat