Hakerët vjedhin të dhënat personale të 100 milionë njerëzve

Teknologji

Hakerët vjedhin të dhënat personale të 100 milionë njerëzve

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:01
Foto ilustruese

Të dhënat personale të 106 individëve në gjithë SHBA-në dhe Kanadanë janë vjedhur nga hakerët që synuan kompaninë e shërbimeve financiare Capital One.

Kompania zbuloi lajmin pasi hakeri i dyshuar u arrestua të hënën. Sipas Capital One, të dhënat përfshinin emrat, adresat dhe numrat e telefonit të personave që aplikuan për produktet e saj me karta krediti.

Por hakeri nuk arriti të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit.

Capital One është një emetues kryesor i kartave të kreditit në SHBA dhe gjithashtu operon bankat e vogla.

Firma tha në një deklaratë të lëshuar të hënën se hakimi preku afro 100 milionë individë në SHBA dhe 6 milion njerëz në Kanada.

Hakeri u identifikua më 19 korrik. Capital One tha se hakeri ishte në gjendje të shfrytëzonte një "dobësi të konfigurimit" në infrastrukturën e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat