Adoleshentë nga mbarë bota garojnë në panairin Google

Teknologji

Adoleshentë nga mbarë bota garojnë në panairin Google

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:39
Google

Adoleshentë nga mbarë bota morën pjesë në panairin shkencor të organizuar nga kompania Google.

Pjesëmarrësit konkuruan me hulumtime shkencore, në garën për çmimin e madh prej 50 mijë dollarësh. Projektet e tyre hapën një perspektivë ndryshe të trajtimit të çështjeve që lidhen me shëndetin dhe mjedisin.

16 vjeçarja Celestine Wenardy nga Indonezia shpjegon projektin e saj shkencor që mundëson shfrytëzimin e sensorëve për të matur nivelin e glukozës në trup, pa pasur nevojë të merret gjak.

Ajo është mes 20 ekipeve të adoleshëntëve nga mbarë bota që marrin pjesë në panairin shkencor të firmës Google.

Projekti që iu shpërblye me një çmim, nuk është përpjekja e saj e parë në panire shkencore.

“Para modelit që solla në panairin shkencor të kompanisë Google, kisha një tjetër me të cilin dështova. Pjesa më e vështirë është të kuptosh nëse një projekt është ose jo i duhuri për një panair shkence. Pjesa më e vështirë është të pranosh dështimin”, tha Celestine Wenardy nxënëse nga Indonezia.

Tuan Dolmen nga Turqia është munduar të prodhojë energji nga lëvizja e degëve të pemëve, që fermerët të kenë një burim alternativ energjie në fushë. Fermerëve u nevojitet energji për të vënë në punë sensorët digjitalë që monitorojnë cilësinë dhe lagështinë e ajrit.

“Ideja ime e parë ishte gjenerimi i elektricitetit nëpërmjet insekteve. Por nuk më dukej diçka etike për ta bërë”, thotë Tuan Dolmen nga Turqia.

Shumë ide të nxënësve kanë synim të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara ose ata që trajtohen nga ndonjë lëndim. Daniel Kazantsev nga Rusia dëshiron të shndërrojë lëvizjet, si ato të gjuhës së shenjave, në fjalë të vërteta.

“Kam krijuar teknologji që kupton pozicionin e duarve duke u bazuar në aktivitetin e muskujve. Zbulimi im ndihmon njerëzit që të komunikojnë përmes gjuhës së shenjave”, thotë Daniel Kazantsev nga Rusia.

Çmimin prej 50 mijë dollarësh e mori Fionn Ferreira nga Irlanda. Ai ka krijuar një mënyrë për largimin e mbetjeve të vogla nga uji, përmes magnetit.

“Jetoj larg dhe i izoluar prandaj më është dashur të ndërtoj gjithçka nga e para, për ta testuar. Më është dashur të krijoja spektromatësin në vend që të krijoja një mikroskop. Ishte kënaqësi të bëja gjithçka në rrethana të kufizuara në vendin ku jetoj”, tha fituesi i panairit shkencor, Fionn Ferreira.

Jo të gjithë këta adoleshentë do të vazhdojnë hulumtimet pasi të kthehen në vendet e tyre, por organizatorët e panairit shpesojnë se të gjithë do të ruajnë shpirtin eksplorues./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat