Instagram dhe WhatsApp do tu shtohet “from Facebook” në emrat e tyre

Teknologji

Instagram dhe WhatsApp do tu shtohet “from Facebook” në emrat e tyre

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

E gjitha duke pjesë e një vizioni të madh të Mark Zuckerberg për të ndërlidhur sistemet e komunikimit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Sikur të mos mjaftonte influenca mbi drejtimin e ri të Instagram dhe WhatsApp me instalimin e ekzekutivëve të Facebook, rrjeti social tashmë është gati të shtojë “Facebook” në emrat e tyre.

Instagram së shpejti do të bëhet “Instagram from Facebook” dhe WhatsApp të shndërrohet në “WhatsApp from Facebook.”

Kompania aplikon këtë qasje edhe mbi aplikacionin Workplace. Vetë Facebook ka konfirmuar këto ndryshime. Titujt e ri janë shfaqur në Apple App Store dhe Google Play Store.

Megjithatë në pajisjet tuaja emri do të ngelet ashtu siç është. Por me shumë gjasa do të shikoni emrin e Facebook kur të hapni aplikacionet. Këtë ndryshim rrjeti social e ka bërë tashmë me Oculus.

E gjitha duke pjesë e një vizioni të madh të Mark Zuckerberg për të ndërlidhur sistemet e komunikimit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Megjithatë një farë niveli ndarjeje me Facebook, edhe pse artificial, i ka shërbyer mësë miri aplikacioneve dhe përdoruesve. Edhe pse popullariteti tek të rinjtë i Facebook ka rënë, në WhatsApp dhe Instagram ka ndodhur e kundërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat