Facebook planifikon pajisje TV për video-thirrje dhe shërbimet streaming

Teknologji

Facebook planifikon pajisje TV për video-thirrje dhe shërbimet streaming

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 18:38
Ilustrim

Kompania Facebook ka kontaktuar me Netflix, Disney, Hulu, HBO dhe Amazon me planet për të përfshirë shërbimet e tyre në pajisjen e tij televizive, për të cilën shpreson se do të dalë në tetor.

Përveç integrimit të shërbimeve streaming, pajisja gjithashtu do t'u lejojë përdoruesve të bëjnë video-thirrje nga televizorët e tyre.

Sipas raportimeve, pajisja e ardhshme e Facebook do të përdorë të njëjtën teknologji për video-thirrje, e cila është ndërtuar në Portalin Facebook. Pajisja e re është koduar me emrin Catalina.

Është e paqartë se si diskutimet me ndërmarrjet e mediave janë duke u zhvilluar aktualisht, pasi ky informacion nuk është i disponueshëm në dokumente që kanë rrjedhë, por fakti që Facebook do të dalë me njoftim në vjeshtë, mund të sugjerojë që marrëveshjet janë afër finalizimit.

Facebook thuhet se ka biseduar me dyqane në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë në lidhje me shitjen e pajisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat