Teknologjia e regjistrimit të fytyrave tregon me saktësi se cili prej klientëve është në radhë

Teknologji

Teknologjia e regjistrimit të fytyrave tregon me saktësi se cili prej klientëve është në radhë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

A.I. Bar është sistemi i teknologjisë që identifikon dhe bën regjistrimin e fytyrave, që u instalua në një kafene, për të treguar se cili prej klientëve është në radhë dhe se sa duhet pritur që të shërbehen.

Kamerat e regjistrojnë secilën fytyrë që hyn në kuadër dhe afrohet te banaku, sa më parë që është, i rrethohet fytyra dhe del në shiritin ku tregon se sa duhet pritur.

“Myshterinjtë shihen në filmim në kohë reale dhe tregohet se ku ndodhen, si dhe kohëzgjatja e pritjes. Aplikacioni i ndarë, i mundëson stafit ta di se ku janë dhe cilin numër kanë” ka thënë John Wyllie, menaxher në DataSparQ që e ka zhvilluar këtë program.

Të gjitha të dhënat, thuhet se janë të sigurta, ndërsa thuhet se do shlyhet pasi të kenë kaluar 24 orë.

Sistemi që u testua me sukses në kafene, testin e ardhshëm ta ketë në një festival muzikor dhe pritet të përfundojë shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat