iPadi i ri me kamerë të trefishtë

Teknologji

iPadi i ri me kamerë të trefishtë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 11:42
iPadi

Apple raportohet se në iPadin e ri do të ofrojë kamerë të shumëfishtë prapa.

Sipas raportimeve nga mediumi japonez “Macotakara”, iPad Pro i ri pritet të ketë tri kamera, ndërsa në iPadin 10.2-inç të rregullt do të jetë sistemi me dy kamera.

Apple sivjet përditësoi iPad Minin dhe iPad Airin, e tani pritet të sjellë përditësime shtesë edhe për iPadin dhe iPad Pron më vonë gjatë vitit, përditësime që përfshijnë edhe sistemet e kamerave.

Të njëjtin sistem të kamerës pritet ta marrë edhe iPhone 11.

iPad pro i fundit ka kamerë me senzor 12-megapikselë, ndërsa iPad Mini, Air dhe iPadi kanë kamerë 8-megapikselëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat