Thyhet rekordi i shpejtësisë me rrjetin 5G

Teknologji

Thyhet rekordi i shpejtësisë me rrjetin 5G

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 00:45
5G

Operatori kryesor i GMS-së, Turkcell, ka njoftuar se ka arritur shpejtësinë më të lartë të internetit për smartfonët në botë përmes rrjetit 5G.

“Turkcell ka thyer rekordin duke arritur 2.283 GBps shpejtësi në partneritet me kompaninë Ericsson Telecommunications”, thuhet në njoftimin me shkrim të kompanisë Turkcell.

Testi i shpejtësisë u zbatua nga një smartfon të pajisur me 5G me frekuencën e caktuar 3.5 GHz duke përdorur frekuencat prej 1.000 MHz.

Turkcell po punon me teknologjinë 5G për disa vite në bashkëpunim me gjigantët e GMS-së si Huawei, Samsung dhe Ericsson.

Shpejtësia prej 2.283 GBps mundëson shkarkimin e një filmi dyorësh për shtatë sekonda, apo shkarkimin e një albumi me 12 muzika për 0.2 sekonda.

Rrjetet 5G ofrojnë shpejtësi akoma më të mëdha dhe lidhje më të qëndrueshme për smartfonët dhe pajisjet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat