OnePlus lanson një telefon tjetër 5G deri në fund të vitit

Teknologji

OnePlus lanson një telefon tjetër 5G deri në fund të vitit

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Kohët e fundit janë shfaqur informacione që OnePlus është duke përgatitur një model telefonik 7T Pro, i cili do të dalë në treg brenda disa muajsh.

Pete Lau, CEO i OnePlus, tha për Financial Times se kompania e tij do të lëshojë një telefon të ri 5G gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. Për dallim nga modeli OnePlus 7 Pro 5G, i cili është në dispozicion vetëm nga disa ofrues global, telefoni i ri do të ketë disponueshmëri globale.

"Nëse dëshironi të keni një telefon premium në vitin 2020, duhet ta pajisni atë me teknologji 5G. Ne besojmë se me zhvillimin e teknologjisë 5G vitin e ardhshëm mund të arrijmë një performancë edhe më të mirë. Me afrimin e epokës së re 5G, ne do të investojmë më shumë në këtë teknologji dhe pajisjet tona", tha Lau.

OnePlus planifikon të zgjerohet më tej dhe të marrë përdorues shtesë në SHBA nga Huawei, Apple dhe Samsung. OnePlus ka rritur të ardhurat dhe transportin gjatë këtij viti, dhe gjithashtu ka rritur numrin e të punësuarve në mbi 1.700 punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat