Google Assigments Tool për njohje të plagjiaturave

Teknologji

Google Assigments Tool për njohje të plagjiaturave

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Mësuesit dhe profesorët do të kenë një punë më të lehtë për të gjetur plagjiaturë, por nxënësit dhe studentët do ta kenë më të lehtë për ta ditur nëse kopjojnë rastësisht punën e dikujt tjetër.

Kjo do të ndihmohet nga mjeti i ri Google Assigments, i cili është një version i azhurnuar i softuerit CourseKit.

Në nivelin bazik, ky program lejon mësuesit të krijojnë detyra që do t'u dërgohen studentëve.

Për shembull, nëse studentëve u është dhënë detyra për të shkruar një ese për një temë, secili prej tyre do të jetë në gjendje të drejtojë një "raport origjinaliteti", i cili do të tregojë nëse dokumenti përmban pjesë të plagjiaturës.

Kur ata kthejnë një detyrë të përfunduar, të njëjtin kontroll mund ta bëjnë mësuesit, të cilët do të jenë në gjendje të verifikojnë se një pjesë e punës është kopjuar, si dhe nga vendi ku është kopjuar.

Rishikimi monitoron të gjitha faqet e internetit ekzistuese, si dhe dhjetëra miliona libra, raporton PC Press.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat