Apple Watch mund të lansohet në shtator - Bota Sot
Apple Watch mund të lansohet në shtator

Teknologji

Apple Watch mund të lansohet në shtator

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:01
Apple Watch

Në vitet e fundit, Apple Watch është zhvilluar në masë të madhe dhe ka arritur që nga një orë e zgjuar, të ofrojë edhe mundësi praktike, për nevoja të rëndësishme.

Versioni fundit, Apple Watch 4 do të ketë të integruar edhe një sensor elektrik që do të shërbejë si elektrokardiogram dhe të regjistrojë të dhënat, për të gjetur rrahjet e parregullta të zemrës.

Softueri që lansohet me këtë Apple Watch në vjeshtë edhe për versionet e vjetra, do të ketë shumë mundësi për kontrolle shëndetësore, me përparësi ndaj regjistrimit të cikleve mujore te femrat.

Lajmet që janë shpërndarë deri më tani, tregojnë ambiciet e mëdha që ka Apple, ndaj avancimeve shëndetësore dhe të pasurit në shënjestër përcjelljen e gjendjes së shfrytëzuesve.

Bazuar në përvojat e mëparshme dhe të dhënat lidhur me këtë version, është bërë një përmbledhje, lidhur me të dhënat e fundit për Apple Watch 4.

Përcjellja e gjumit

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, derisa asnjë pajisje nga Apple, nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, por duket se kjo do të ndryshojë së shpejti.

Bloomberg raporton se ora e re e zgjuar, do të shërbejë si Fitbit apo REM, që të mbledhë të dhëna se sa flenë përdoruesi, si dhe kualitetin e gjumit, qetësinë dhe thellësinë e gjumit gjatë natës.

Opsioni i kornizës me pjesë qeramike

Kur u lansua versioni i vitit 2018, ishte thënë se Apple Watch do ta ketë edhe opsionin e një pjese qeramike në kornizë, mirëpo nuk u lansua kurrë në këtë formë.

Versioni i ri, ka mundësi që të arrijë me një shtresë qeramike në pjesën e poshtme të orës, në mënyrë që të jetë sa më e ndjeshme me lëkurën e përdoruesit.

Lansimi i mundshëm në shtator

Kompania Apple ka lansuar Apple Watch, që nga viti 2015, andaj pritet që njëjtë të ndodhë edhe gjatë këtij viti.

Zakonisht, kompania i sjellë orët e zgjuara bashkë me iPhone të ri, kështu ndodhi më 12 shtator të vitit të kaluar si dhe në vitin 2017.

Ka shumë mundësi, që Apple Watch 4 ta shohim, pikërisht më 12 shtator, që do të thotë se më pak se një muaj nga tani.

Procesor të përditësuar

Ndryshe nga versioni aktual, Apple Watch 4, do ta ketë edhe sistemin e brendshëm të përditësuar në atë S4, që thuhet të jetë dy herë më i shpejtë se S3 që është vendosur në 3 Series.

Bashkë me Apple Watch 4 do të jetë edhe softueri i ri

Në Worldwide Developers Conference, Apple  prezantoi softuerin e ri të kësaj ore, që do të quhet ëatchOS6.

Si bazë e përditësimeve, do të jenë kontrollet dhe përcjelljet e ndryshme shëndetësore, derisa ka mundësi të lidhjes me App Store dhe shumë përparësi të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...