Huawei nis hulumtimin për rrjetin 6G - Bota Sot
Huawei nis hulumtimin për rrjetin 6G

Teknologji

Huawei nis hulumtimin për rrjetin 6G

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:09
Ilustrim

Ndërsa shumica e operuesve ndodhen në fazën e hershme të implementimit të mbështetjes për 5G, Huawei tashmë ka nisur me hulumtimin e zgjidhjeve të veta për gjeneratën e ardhshme në laboratorët e kompanisë në Otavë.

Sipas raportimeve, kompania po bashkëpunon ngushtë me 13 universitete dhe institute të hulumtimeve për zhvillimin e rrjetit 6G dhe zbatimin e tij të mundshëm, transmeton KosovaPress.

Huawei njoftoi se nuk mund të pritet që teknologjia 6G të jetë komerciale  para vitit 2030.

Në qershor, Nokia, Ericsson dhe SK Telecom paralajmëruan partneritetin e tyre strategjik, i cili bazohet në punën e memorandumit për zhvillimin e 6G .

Shikuar në përgjithësi, të gjithë këto janë hapa shumë të hershëm dhe për momentin nuk ekzistojnë standarde të qarta për 6G, dhe se të gjitha kërkimet janë kryesisht të llojit teorik dhe jo praktik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...