Instagrami po teston përditësimin e Boomerang me disa versione të reja

Teknologji

Instagrami po teston përditësimin e Boomerang me disa versione të reja

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Boomerang është opsioni më i popullarizuar në Instagram, që tani do të pësojë përditësime të dukshme.

Rrjeti social është duke e testuar formën e re, që vjen me disa versione të te reja, dy prej të cilave tashmë vetëm se dihen,

Sipas një postimi në Twitter, forma klasike e Boomerang mbetet ende, derisa do të shtohet forma, që e shpejton lëvizjen e pamjeve dhe tjetra që ngadalëson në masë të madhe. Janë edhe dy opsione, por që mbeten të mbyllura dhe nuk dihet se si do të funksionojnë.

Që kur është lansuar për herë të parë më 2015, Boomerang ka mbetur tërësisht i njëjtë, gjë që nuk ua ka penguar shfrytëzuesve ta përdorin më masë të madhe këtë opsion shumë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat