VLC Media Player duhet ta përditësoni sa më shpejtë

Teknologji

VLC Media Player duhet ta përditësoni sa më shpejtë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 00:22
VLC Media Player

Të gjithë ata që e kanë VLC Media Player në kompjuter, duhet ta përditësojnë sa më shpejtë, që të sigurohen se nuk do jenë pjesë e ndonjë sulmi kibernetik.

Versioni vjetër i këtij aplikacioni, mundëson që të enkriptohen pjesë të ndryshme në kompjuter, ndërsa të komanduarit e opsioneve të ndryshme nga dikush tjetër nga largësia në kompjuterin tuaj, nuk do ishte aspak e dëshirueshme.

“Depërtimi i suksesshëm në këtë aplikacion, do mundësonte marrjen e të dhënave që janë aty, mirëpo edhe të kalohet në aplikacione tjera si dhe rrjedhjen e të dhënave” është thënë në raport.

Në mënyrë që të pamundësohen ndonjë sulm kibernetik në kompjuterin tuaj, përditësojeni sa më shpejtë VLC Media Player që është proces mjaft i lehtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat