Rumania mund ta përjashtojë Huawei-n nga planet për rrjetin 5G - Bota Sot
Rumania mund ta përjashtojë Huawei-n nga planet për rrjetin 5G

Teknologji

Rumania mund ta përjashtojë Huawei-n nga planet për rrjetin 5G

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 17:25
Ilustrim

Rumania mund ta përjashtojë kompaninë kineze Huawei nga rrjeti i saj i ardhshëm 5G, sipas një deklarate të përbashkët të nënshkruar në Uashington nga presidenti rumun, Klaus Iohannis, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump.

Dokumenti, i cili nuk e përmend emrin e Huawei-t, thotë se të dy udhëheqësit "kërkojnë të shmangin rreziqet e sigurisë që shoqërojnë investimet kineze në rrjetet telekomunikuese 5G".

Dokumenti u nënshkrua gjatë një udhëtimi të bërë nga Iohannis në Uashington.

Presidenti Iohannis kohët e fundit shprehu "shqetësime" lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të Huawei-t në rrjetin 5G të vendit, dhe tha se Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë (CSAT) do ta diskutojë atë.

Delegacionet rumune dhe amerikane gjithashtu nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke vendosur kushtet që ofruesit e shërbimeve do të duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e rrjetit.

Bukureshti po përgatitet të hapë një tender për gjeneratën e pestë të rrjeteve celular më vonë këtë vit, pasi miratoi "strategjinë 5G për Rumaninë" në qershor, me qëllim të sigurimit të 250.000 vendeve të punës dhe përfitimin e 4.7 miliardë eurove.

Uashingtoni është i shqetësuar se Huawei do t'i lejojë Kinës të spiunojë komunikimet nga vendet që përdorin produktet dhe shërbimet e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...