Spotify ua mundëson prindërve të ndalojnë materialet e padëshirueshme për fëmijët

Teknologji

Spotify ua mundëson prindërve të ndalojnë materialet e padëshirueshme për fëmijët

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:48
Spotify

Platforma e shpërndarjes së këngëve Spotify, tani ua mundëson prindërve që ta ndalojnë materialet e padëshirueshme, që t’i shohin fëmijët e tyre.

Kompania ka bërë të ditur se ka vënë në funksion filtetin për ndalimin e përmbajtjes eksplicite, duke ua pamundësuar fëmijëve që të dëgjojnë këngë me tekste të papërshtatshme.

Në të ardhmen, Spotify do të mundësojë edhe opsionin Family Mix, që ka materiale të përshtatshme që të dëgjohen nga tërë familjarët. Tekstet me fjalë të ndyta dhe situatat vetëm për të rritu, më nuk pritet të gjinden në këtë aplikacion.

Këtë opsion, Spotify e ka lansuar në Irlandë, si formë testuese, para se të zgjerohet edhe në shtete tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat