Android 10 së shpejti në familjen Nokia

Teknologji

Android 10 së shpejti në familjen Nokia

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Duke filluar në tremujorin e katërt të vitit 2019, adhuruesit e telefonave inteligjentë Nokia mund të marrin një azhurnim të Android 10 dhe të shijojnë përvojën më të fundit të këtij softueri.

Juho Sarvikas, drejtor i Produkteve në HMD Global, tha telefonat e kompanisë do të jenë edhe më të shpejtë me sistemin e ri operativ.

“Ne jemi prodhuesi i vetëm 100% i dedikuar për sistemin më të ri operativ Android në të gjithë portofolin tonë. Programet tona beta, të cilët na ndihmojnë të realizojmë premtimin tonë unik Android e bëjnë përvojën tuaj me Nokia më të mirë," tha ai. 

Sarvikas ka siguruar pronarët e telefonave inteligjentë Nokia se do të marrin azhurnime dyvjeçare të sistemit dhe azhurnime trevjeçare të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat