Google zhvendos prodhimin e Pixel nga Kina në Vietnam

Teknologji

Google zhvendos prodhimin e Pixel nga Kina në Vietnam

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 13:29
Ilustrim

Google do të zhvendosë këtë vit prodhimin e telefonit të tij të mençur Pixel nga Kina në Vietnam pasi formon një zinxhir të lirë furnizimi në Azinë Juglindore, njoftoi sot e përditshmja japoneze Nikei.

Masa vjen mes rritjes së kostove të punës në Kinë, por edhe për shkak të presionit shtesë në formën e tarifave që janë pjesë e tensioneve të vazhdueshme tregtare SHBA-Kinë.

Gjigandi amerikan i internetit planifikon të zhvendosë pjesën më të madhe të prodhimit të tij harduerik nga Kina, duke përfshirë Pixel dhe mikrofonin e mençur Google Home.

Kompania planifikon të shesë 8 deri në 10 milionë telefona inteligjentë këtë vit, dyfishin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat