Huawei Mate20 lansohet më 19 shtator

Teknologji

Huawei Mate20 lansohet më 19 shtator

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

19 shtatori tashmë dihej si data e mundshme e lansimit për Huawei Mate30 dhe Mate30 Pro, falë Dr. Wang Chenglu, President i Zhvillimit të Softuerëve në Huawei. 

Ai foli për këtë në mes të gushtit, dhe tani llogaria e tij zyrtare në Twitter po konfirmon lansimin për serinë Mate30 në Mynih, më 19 shtator.

Ende ka mjaft pyetje rreth këtyre pajisjeve, me thashethemet e fundit që flasin për lansimin e tyre pa ndonjë mbështetje zyrtare të Google. 

Jo se kjo çështje nuk mund të rregullohet me një azhurnim të softuerit pasi të hiqet ndalimi i SH.B.A.-së, ose një licence të dhënë, që Google të ofrojë përsëri mbështetjen e tyre.

Ftesat e shpërndara mund të nënkuptojnë gjithashtu se thashethemet për rregullimin e kamerave në formën e rrumbullakët janë të vërteta dhe Huawei do t’i ndryshojë gjërat pak në pjesën e prapme të telefonave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat