iPhone XR 2 do të ketë procesorë pak më të shpejtë, 4GB RAM

Teknologji

iPhone XR 2 do të ketë procesorë pak më të shpejtë, 4GB RAM

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:44
iPhone XR 2

Shumë njerëz janë më të emocionuar për pasardhësin e iPhone XR se sa të iPhone XS dhe XS Max. 

Tani falë raporteve, duket se ne po krijojmë një ide se sa mirë do të performojë iPhone XR 2, megjithëse duke gjykuar nga ato që mund të shohim, nuk duket përmirësim aq i lartë. 

Sipas testimit të standardeve, zbulohet që telefoni do të mundësohet nga procesori 6-bërthamësh që ka shumë të ngjarë të jetë çipi A13. 

Sidoqoftë, standardet sugjerojnë që nuk do të jetë një përmirësim veçanërisht i madh për sa i përket shpejtësisë, ku ka kapacitet prej 2.66GHz. 

Kjo është përkundrejt iPhone XR që mundësohet nga porcesori A12 Bionic ku përmban një shpejtësi 2.49GHz.

Sidoqoftë, imagjinojmë që procesori A13 me shumë mundësi do të vijë me përmirësimet e tij, kështu që nuk është me të vërtetë e drejtë të gjykojmë performancën e telefonit bazuar thjesht në shpejtësinë e orës. 

Ana pozitive është që iPhone XR 2 do të vijë me 4 GB RAM, një rritje 1 GB nga modeli i vitit të kaluar.

Ndërsa iPhone XR 2 me siguri do të vazhdojë të përdorë LCD në vend të OLED, përditësime të tjera të përfolura përfshijnë një sistem kamerash të dyfishtë, që do të thotë se do të jetë pothuajse i krahasueshëm me aparatet e iPhone XS dhe XS Max të vitit të kaluar, duke e bërë atë mjaft të imitues.

Apple do të njoftojë zyrtarisht telefonat e tyre javën e ardhshme në 10 shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat