Facebook eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve

Teknologji

Facebook eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 06:18
Foto ilustrim

Njerëzit gjithashtu po e pëlqejnë. Ndërsa pëlqimi ka qenë një funksion kyç në Facebook prej mëse një dekade, përdoruesit vazhdimisht janë ankuar se po i bën të ndihen keq sepse shqetësohen nëse postimet do të marrin mjaftueshëm pëlqime.

Facebook është duke elaboruar mundësinë e fshehjes së numrit të pëlqimeve. Një hulumtuese aplikacionesh quajtur janë Manchun Wong gjeti një kod brenda aplikacionit Android të Facebook i cili fsheh numrin e saktë të pëlqimeve që ka marrë një postim për të gjithë me përjashtim të publikuesit të tij.

Rrjeti social Facebook konfirmoi për TechCrunch se është duke konsideruar një testim lidhur me fshehjen e numrit të pëlqimeve por ende nuk ka filluar.

Testimi ka kuptim sepse Instagram po bën të njëjtën gjë që prej një vit dhe ka pasur shenja që testimet kanë qenë të suksesshme saqë janë zgjeruar në më shumë vend të botës.

Njerëzit gjithashtu po e pëlqejnë. Ndërsa pëlqimi ka qenë një funksion kyç në Facebook prej mëse një dekade, përdoruesit vazhdimisht janë ankuar se po i bën të ndihen keq sepse shqetësohen nëse postimet do të marrin mjaftueshëm pëlqime.

Si rezultat përdoruesit janë të prirur të mos postojnë përmbajtje të cilat nuk marrin shumë pëlqime. Madje edhe mund të fshijnë gjëra të cilat nuk marrin mjaftueshëm pëlqime. Duke eliminuar numrin e pëlqimeve, Facebook mund të heqë këtë presion.

Rrjeti social është i gatshëm të bëjë çdo gjë nëse kjo i çon përdoruesit drejt postimit të më shumë përmbajtjeve dhe të shpenzojnë më shumë kohë në platformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat