Kina me monedhë digjitale të ngjashme me atë të Facebook-ut

Teknologji

Kina me monedhë digjitale të ngjashme me atë të Facebook-ut

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Monedha e re digjitale e propozuar nga Kina, do të ketë disa ngjashmëri me monedhën Libra të Facebook-ut, dhe do të jetë në gjendje të përdoret në platformat kryesore të pagesave si WeChat dhe Alipay, tha një zyrtar i lartë i bankës qendrore kineze.

Mu Changchun, zëvëndës-drejtor i departamentit të pagesave në Bankën Popullore të Kinës, tha se zhvillimi i monedhës do të ndihmonte në mbrojtjen e sovranitetit të këmbimit valutor të vendit, pasi përdorimi i monedhave të tilla është zgjeruar.

"Pse banka qendrore po e bën një monedhë të tillë digjitale sot, kur metodat e pagesës elektronike janë kaq shumë të zhvilluara?", tha Changchun.

"Kjo bëhet për të mbrojtur sovranitetin tonë monetar, dhe statusin ligjor të monedhës", tha ai.

Ai tha se monedha digjitale do të jetë aq e sigurtë, sikurse monedhat aktuale, dhe ajo do të mund të përdoren edhe pa një lidhje interneti.

Në qershor, kompania Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.

Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat