Italiani dhe rusi me lidhje qeveritare vodhën sekretet e prodhuesit kryesor amerikan “GE Aviation”

Teknologji

Italiani dhe rusi me lidhje qeveritare vodhën sekretet e prodhuesit kryesor amerikan “GE Aviation”

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:29
Ilustrim

“Një rus me lidhje qeveritare dhe një ekspert italian, i hapësirës ajrore janë akuzuar për vjedhjen e teknologjisë së motorit jet nga prodhuesi kryesor amerikan ‘GE Aviation’”, njoftoi të enjten Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Alexander Yuryevich Korshunov, 57 vjeç dhe Maurizio Paolo Bianchi, 59 vjeç,  u akuzuan për vjedhjen e sekreteve tregtare, që përfshin vjedhjen e pronës intelektuale të industrisë së aviacionit amerikan.

Departamenti i Drejtësisë tha që nga viti 2013 deri në 2018, Korshunov punësoi Bianchin, një ish-drejtor për degën italiane të “GE Aviation”, për të ndihmuar në hartimin e ingranazheve të motorëve jet për “Aviadvigatel”, një degë e kompanisë shtetërore ruse të hapësirës ajrore, “United Engine Corp”.

Korshunov ka punuar për “United Engine Corp” dhe më parë ishte zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Bianchi rekrutoi disa punonjës të “GE Aviation” për të krijuar një motor më të vogël, pas së cilës Korshunov pyeti nëse ata gjithashtu mund të siguronin njohuri teknike, për motorë më të mëdhenj, të përshtatshëm për avionët me trup të gjerë që GE është e specializuar.

Në vitin 2018, Bianchi rekrutoi një ekip të dytë të inxhinierëve në pension “GE Aviation”, për të punuar  në lidhje me motorët e mëdhenj.

Departamenti i Drejtësisë pretendoi se gjatë gjithë punës, punonjësit e Bianchit përdorën sekretet tregtare në pronësi të “GE Aviation”, dhe që të dy Korshunov dhe Bianchi e dinin këtë.

Departamenti tha se Korshunov u arrestua në 30 gusht në aeroportin e Napolit, Itali, ndërsa Bianchi është ende i lirë.

Akuzat për vjedhje sekrete tregtare dhe komplot mund të bëjnë që ata të dënohen deri në 10 vjet burg. Rasti pason disa nga vjedhjet kineze të sekreteve amerikane të hapësirës ajrore, përfshirë nga “GE Aviation”, të cilat u drejtuan pjesërisht nga agjentët e inteligjencës së qeverisë kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat