ADATA prezanton memorien DDR4-2666 me kapacitet të dyfishtë - Bota Sot
ADATA prezanton memorien DDR4-2666 me kapacitet të dyfishtë

Teknologji

ADATA prezanton memorien DDR4-2666 me kapacitet të dyfishtë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:45
Memoria DDR4-2666

Kitet e memories ADATA DDR4-2666 U-DIMM dhe SO-DIMM janë krijuar me përmirësimet më të fundit në teknologjinë e prodhimit dhe i sjellin gjithsej 32 GB (16GB x 2), duke e dyfishuar kapacitetin i cili është i mundur me një sllot, raporton Guru3D.

U-DIMM i ri me kapacitet të dyfishtë do t’u mundësojë gamerëve dhe profesionistëve grafikë t’i tejkalojnë limitet memorike të platformave me dy sllote, sipas ADATA. Përdoruesve standardë kompania u ofron DDR4-2666 SO-DIMM me kapacitet të dyfishtë.

Përveç rritjes së kapacitetit, modulet ADATA DDR4-2666 U-DIMM dhe DDR4-2666 SO-DIMM ofrojnë performancë të jashtëzakonshme dhe mbështetje për platformat më të reja Intel dhe AMD.

Si me të gjitha modulet e tjera të memorjes ADATA, edhe më të rejat janë testuar për të siguruar cilësi rigoroze dhe punë të qëndrueshme, duke i ruajtur standardet strikte JEDEC dhe RoHS.

ADATA DDR4-2666 U-DIMM është tashmë në dispozicion, ndërsa DDR4-2666SO-DIMM do të jetë në dispozicion gjatë shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...