Ora më e re e zgjuar e Apple me ekran 'always in'

Teknologji

Ora më e re e zgjuar e Apple me ekran 'always in'

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:33
Ilustrim

Apple ka prezantuar gjeneratën e ardhshme të orës së saj të zgjuar – seria e pestë, e cila ngjason me serinë paraprake të vitit të kaluar, me një dizajn dhe madhësi të ngjashme.

Karakteristika më e madhe e re këtë vit është opsioni i ekranit "Always in” - diçka që përdoruesit kanë kërkuar qëkur ora e mençur Apple u shfaq për herë të parë në 2015.

Apple vë në dukje se seria e pestë ruan një jetë të baterisë 18 orë edhe kur ekrani është gjithnjë i ndezur, falë një polisilikoni të ri me temperaturë të ulët dhe një drejtues ekrani me fuqi të ulët.

Kornizat e orës janë ridizajnuar për të përfituar nga opsionet e reja të ekranit. Ekrani do të ketë një modalitet të ulët të dritës derisa përdoruesi të lëvizë kyçin e dorës, ndërsa të kalojë në dritë të plotë në një mënyrë të ngjashme me atë të modelit aktual.

Karakteristika të tjera të reja përfshijnë një busull të integruar si dhe thirrje emergjente për tregun ndërkombëtar. Është interesante që Apple nuk e njoftoi mundësinë për të monitoruar gjumin me modelin e ri, i cili është një tipar që të gjithë prisnin bazuar në informacionet e mediave.

Apple Watch Series 5 është me çmim 399 dollarë për modelin GPS dhe 499 dollarë për versionin celular. Ora e zgjuar do të dalë në treg nga 20 shtatori. Kompania do të tërheq modelin e vitit të kaluar të Serisë 4 nga shitja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat