Kriptovaluta e Facebook-ut do bllokohet në Evropë - Bota Sot
Kriptovaluta e Facebook-ut do bllokohet në Evropë

Teknologji

Kriptovaluta e Facebook-ut do bllokohet në Evropë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Franca ka thënë se do të bllokojë zhvillimin e kriptovalutës së Facebook, pasi ajo paraqet një kërcënim për “sovranitetin monetar”.

“Dua të jem i qartë: Në këto kushte, ne nuk mund të autorizojmë zhvillimin e ‘Libra’ në tokën evropiane”, deklaroi ministri francez i Ekonomisë dhe i Financave Bruno Le maire në hapjen e një konference për kriptovaluta.

Kriptovaluta e Facebook ‘Libra’ u paralajmërua në fillim të këtij viti, derisa pritet të lansohet në vitin e ardhshëm.

Krijuesit e ‘Libra’ shpresojnë që infrastruktura më e centralizuar do lejojë atë të bëhet një monedhë globale që mund të rivalizojë dollarin amerikan.

Ajo është dizajnuar në mënyrë të atillë që t’iu mundësojë njerëzve të bëjnë pagesa nëpërmjet të gjitha aplikacioneve të Facebook, përfshirë WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Kriptomonedha do të përballet me një rregullator strikt në ShBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë.

Facebook më parë ka thënë se nuk do të lansojë kriptovalutën deri sa të ketë plotësuar të gjitha kërkesat e rregullatorëve në mbarë botën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...