Raporti: Samsung do të mbajë pozitën e parë në treg, edhe në 3-mujorin e fundit të vitit - Bota Sot
Raporti: Samsung do të mbajë pozitën e parë në treg, edhe në 3-mujorin e fundit të vitit

Teknologji

Raporti: Samsung do të mbajë pozitën e parë në treg, edhe në 3-mujorin e fundit të vitit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:05
Samsung

Një raport i fundit nga DigiTimes flet për mënyrën sesi Samsung do të arrijë të mbajë pozicionin e saj drejtues, përpara Apple dhe Huawei, në tremujorin e katërt të vitit, gjithashtu, në segmentin premium të telefonave. 

Apple sapo ka hedhur në treg linjën e tyre të iPhone 2019, dhe Huawei pritet të zbulojë telefonat e serisë Mate30 javën e ardhshme. 

Pavarësisht modeleve të reja nga konkurenca, Samsung ende do të përfundojë vitin 2019 në vendin numër një, besojnë vëzhguesit e tregut.

Sa i përket segmentit të nivelit të mesëm, Samsung po përballet me konkurrencë të ashpër nga prodhuesit kinezë si OPPO, dhe nën-marka e tyre Realme. 

Galaxy A90 5G, i paralajmëruar së fundmi, është në thelb një telefon që Samsung vendosi të nisë për segmentin e nivelit të mesëm, në mënyrë që të bëjë një prani dhe të ketë një ofertë më të përballueshme 5G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...