Apple lëshon iOS 13 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhone

Teknologji

Apple lëshon iOS 13 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhone

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

Apple ka lëshuar për të gjithë iOS 13, që përbën versionin më të ri të sistemit të saj operativ për iPhone.

iOS 13 do të thotë “përformancë”, aplikacionet hapen 2 herë më shpejt se sa me iOS 12, Face ID zhbllokon iPhone-in 30% më shpejt dhe aplikacionet peshojnë 60% më pak se sa më parë.

iOS 13, i lëshuar në mbrëmjen e së enjtes sipas kohës sonë, sjell funksione të reja për aplikacionet që përdorim çdo ditë, me përditësime të rëndësishme për aplikacionet Photos dhe Maps dhe temën Dark Mode.

Dark Mode

Risia kryesore është tema Dark që plotëson çdo aspekt të grafikës, nga tastiera deri tek aplikacione kryesore dhe widget. Edhe fotot bëhen me një temë të errët, ashtu si aplikacioni Music, që tani shton edhe tekstet e këngëve. Dark Mode aplikohet edhe te aplikacionet e palëve të treta dhe mund të programohet në bazë të momentit.

Maps

Hartat e iOS 13 janë riprojektuar krejtësisht “pasi janë përshkuar me miliona km” për të ofruar më shumë detaje dhe informacione për përdoruesit. Funksioni “Look Around” është alternativa e Street View nga Apple dhe ofron mundësinë për të udhëtuar në mënyrë virtuale nëpër qytetet tridimensionale. Një risi tjetër është “Collections” për të ndarë me miqtë vendet e preferuara, restorantet, dyqanet, etj – dhe “Favorites” për të lundruar me shpejtësi thjeshtë me një prekje në vendet e preferuara (shtëpi, shkollë, punë).

Aplikacioni i ri Maps është i disponueshëm vetëm në disa qytete të zgjedhura dhe do të lëshohet në të gjithë Amerikën brenda vitit 2019. Ndërsa në të gjithë botën pritet të vijë brenda vitit 2020.

Sign In With Apple

Një tjetër risi ka të bëjë me log in duke shfrytëzuar rrjetet sociale (për shembull: mund të lidhemi në një faqe ose aplikacion me anë të Facebook). Tani edhe Apple ofron këtë mundësi për një lidhje të shpejtë dhe të sigurtë që quhet Sign in with Apple.

Photos

Ndryshime të rëndësishme edhe për aplikacionin Photos që shton për herë të parë një efekt për funksionin “portrait” dhe simulon lëvizjen e dritave, po sidomos sjell një dizajn krejtësisht të ri për modifikimin e fotove dhe videove, me disa efekte të reja. 

Ja lista e pajisjeve që mund të instalojnë zyrtarisht sistemin më të ri të Apple:

— iPhone 11

— iPhone 11 Pro

— iPhone 11 Pro Max

— iPhone XS

–iPhone XS Max

— iPhone XR

— iPhone X

— iPhone 8

— iPhone 8 Plus

— iPhone 7

— iPhone 7 Plus

— iPhone 6s

— iPhone 6s Plus

— iPhone SE

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat