Facebook pezullon mijëra aplikacione, shkak skandali Cambridge Analytica - Bota Sot
Facebook pezullon mijëra aplikacione, shkak skandali Cambridge Analytica

Teknologji

Facebook pezullon mijëra aplikacione, shkak skandali Cambridge Analytica

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 00:51

Facebook ka pezulluar mijëra aplikacione pas një hetimi që u bë pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica.

“Aplikacionet e pezulluara ishin të lidhura me rreth 400 zhvillues, por jo të gjitha aplikacionet e pezulluara paraqisnin kërcënim për përdoruesit”- tha në deklaratë Facebook.

Kompania humbi shuma të mëdha parash si dhe u kërcënua nga falimenti si pasojë e skanadalit të të dhënave të Cambridge Analytica që u zbulua në 2018. Cambridge Analytica përdori të dhënat e shumë përdoruesve të Facebook pa lejen e tyre.

Firma e konsulencës politike dyshohet se ka përdorur këto të dhëna, të marra nga një kuiz personaliteti, duke synuar reklamat politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...