Apple shpallet kompania më e mirë për të punuar në Britani të Madhe

Teknologji

Apple shpallet kompania më e mirë për të punuar në Britani të Madhe

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:32
Apple

Apple është emëruar si kompania më e mirë e teknologjisë për të punuar në Britaninë e Madhe.

Kompania prestigjioze ka të punësuar rreth 6,500 njerëz, ku vetëm në Londër, ka 2,500 të tillë. Nëpër botë, janë afërsisht 132 mijë punonjës të Apple.

Statusi si kompania më e mirë e teknologjisë për të punuar, erdhi nga analizimi i qindra mijëra “review”, apo komenteve të lëna në faqet e kompanisë.

Në listën e arsyeve pse Apple është kompania më e mirë, renditen pagat e mira, zbritjet në çmime ose produkte falas për punëtorët, sigurimet shëndetësore, si dhe “fryma” brenda në kompani, shkruan Scan.

Lexo po ashtu:

Dhjetë kompanitë botërore me pagat më të larta për vitin 2019

Më poshtë, lista e plotë e renditjes së dhjetë kompanive më të mira për të punuar, në sektorin e teknologjisë, edhe pse në Britaninë e Madhe, kompanitë dominuese janë ato amerikane.

1. Apple
2. GDS Group
3. Cisco
4. Microsoft
5. Siemens
6. Ricoh
7. Oracle
8. Fujitsu
9. IBM
10. RS Components.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat