Pagerët në Japoni “fishkëllejnë” për herë të fundit

Teknologji

Pagerët në Japoni “fishkëllejnë” për herë të fundit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:40
Pagerët

33 vjet më parë, pagerët ishin një pajisje e domosdoshme për çdo biznesmen, ndërsa tani Japonia më në fund i ka nxjerrë nga përdorimi.

Provajderi i fundit, i cili i ka mbajtur pagerët në jetë kompania Tokyo Telemessage më në fund e ka shuar shërbimin e vet. Deri në momentin e fundit, kompania i kishte 1.500 pagerë, shumica prej të cilëve ishin profesionistë të kujdesit shëndetësor. Abonenti i fundit privat ishte Ken Gujikura i cili e mbajti pagerin e tij, sepse nëna e tij 80-vjeçare preferonte ta kontaktonte në atë mënyrë.

"Meqenëse vetëm nëna ime e njeh numrin tim të pagerit, posa e dëgjoja notifikimin, do ta dija se i duhem. Kur ishte telefoni, kurrë nuk mund të isha i sigurt se ishte diçka urgjente", tha Gujikura.

Të dielën, kompania për funerale në Tokio e ngriti një tendë në stacionin hekurudhor në mënyrë që njerëzit të mund të linin lule dhe të bënin homazhe për pagerin.

Pageri në foto në stacionin hekurudhor e tregoi mesazhin e 1141064, pager kodin japonez për fjalët "të duam".

Pagerët fillimisht ishin pajisje të vogla që mund të merrnin njoftime dhe më vonë edhe mesazhe tekstuale. Çdo pager e kishte një numër unik.

Pajisja u zhvillua në vitet e pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa fitoi popullaritet në vitet 1980. Deri në vitin 1996, kompania Tokio Telemessage i kishte 1.2 milionë abonentë, ndërsa në tërë vendin 10 milionë njerëz e përdorën pagerin.

Përveç biznesmenëve dhe punëtorëve, pageri përdorej edhe nga nxënësit e shkollave të mesme. Me shfaqjen e telefonave mobilë, popullariteti i pagerëve filloi të bie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat