Cooler Master sjell ftohësin e ri

Teknologji

Cooler Master sjell ftohësin e ri

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 21:11
MasterAir MA620M

Kompania “Cooler Master” e ka prezantuar ftohësin e vet më të ri MasterAir MA620M CPU Air Cooler. Si pjesë e serisë së njohur MasterAir, MA620M i ka dy mbulesa alumini, dhe është i pajisur me një sistem të ri të ngjitjes dhe u përshtatet platformave të ndryshme, raporton TechPowerUp.

MasterAir MA620M ka përçues të dyfishtë të nxehtësisë me tehe të rritura, dhe i implementon gjashtë tuba përçues prej bakri për përçueshmëri optimale të ajrit dhe performancë të përmirësuar ftohjeje. Ftohësit gjithashtu ka efekte unike të dritës mbi mbulesën e sipërme, me RGB të personalizueshme.

Ftohësi MA620M karakterizohet nga instalimi i lehtë, është kompatibil me platformat e CPU-ve Intel dhe AMD. Gjithashtu ofrohen miratime të përmirësuara për RAM dhe GPU, për ta përmirësuar më tej efikasitetin e ftohjes së sistemeve PC. Të pranishme janë tehet Air Balance për ventilator, të optimizuara për ekuilibër të përsosur midis qarkullimit të ajrit dhe presionit.

Ftohësi Cooler Master MasterAir MA620M do të jetë në dispozicion nga 7 tetori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat